Deklaratë e përbashkët parazgjedhore nga drejtuesit parlamentarë vëzhgues – Shqipëri

Tiranë, 21 Qershor 2013 (English) – Koordinatori Special dhe njëkohësisht Drejtuesi i misionit vëzhgues zgjedhor afatshkurtër OSBE-së dhe drejtuesit e delegacioneve parlamentare të OSBE-së dhe të Këshillit të Europës, të cilët do të vëzhgojnë zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit në Shqipëri, u bëjnë thirrje të gjithë liderëve politikë, të përdorin ditët e mbetura në vazhdim, për t'u angazhuar në një proces konstruktiv për të siguruar zhvillimin e papenguar të zgjedhjeve.

"U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të marrin përsipër pa vonesë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre për një proces të qetë zgjedhor. Institucionet administrative zgjedhore duhet të jenë në gjendje të funksionojnë në mënyrë të pavarur nga fushata elektorale, duke garantuar se vullneti demokratik i votuesve do të respektohet nga partitë politike dhe do të zbatohet nga autoritetet.

"Kundërshtimet ligjore nuk duhet të bllokojnë punën kritike të institucioneve demokratike."

Roberto Battelli, Koordinatori Special i misionit afatshkurtër të vëzhgimit të OSBE-së

João Soares, Drejtuesi i delegacionit të OSCE PA

Luca Volontè, Drejtuesi i delegacionit të PACE

 

MEDIA CONTACT

Nat Parry

Head of Communications and Press
 

Office: +45 33 37 80 55
Mobile: +45 60 10 81 77
Email: [email protected]

  • Facebook
  • twir
  • in
  • inst
  • two
  • video